Ditëlindja e Jonuz Musliut

Sot e ka ditëlindjen Jonuz Musliu!
Ky shqiptar i madh, sot më 5 Janar 2017, mbush 59 vite!
Populli shqiptar e ka njërin prej bijëve më të mëdhenj e më të mirë të tij!
E ka njërin prej dalëzotësve të fateve të tij, e ka ushtarin e komandantin e luftës për lirinë e pavarësinë, për çlirimin e për zhvillimin e gjithanshëm të Atdheut e të kombit shqiptar!

Kjo ditëlindje veprimtarin e çështjes kombetare, ish-të burgosurin politik, luftëtarin e lirisë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqesuesin politik të USHTRISË ÇLIRIMTARE për PRESHEVË, MEDVEGJË e BUJANOC, Kryetarin e Këshillit Nacional të Luginës së Preshevës dhe Kryetarin e LPD-së JONUZ MUSLIU, e gjen të smurë e të shtrirë në spital, i cili pas një operacioni të rëndë, vazhdon të qëndrojë i shtrirë në spitalin turk të Edirnës së Turqisë!

JONUZ MUSLIU, urime ditëlindjen shoku e miku im i madh!
Të uroj jetë të gjatë e të lumtur, të uroj edhe shumë ditëlindje të tjera, pranë familjes e pranë popullit shqiptar, e pranë Luginës së Preshevës!

Të presim të kthehesh në Atdhe, i shëruar plotësisht dhe ta drejtosh edhe në të ardhmen partine Tënde LPD, qe e ke themelur, ta udhëheqësh popullin shqiptar dhe Luginen e Preshevës drejt fitoreve të reja!/Shkruan: Ismet Sylejmani
Prishtinë, 5 Janar 2017

Lexo edhe:  "Faleminderit tradhëtarë", një mesazh për shqiptarët në Maqedoni