Dr. Mursel Gashi, s’është nga Mitrovica, por nga Vërmica, kandidati më serioz për kryetar të Malishevës

Kur kanë mbetur vetëm edhe dy ditë fushatë e balotazhit për zgjedhjen e kryetarëve të komunave në Kosovë, në lokalitetete të ndryshme të komunës së Malishevës, tubimet e subjektit politik “Nisma”, partisë në pushtet që nga zgjedhjet lokale të vitit 2013, pos me propagandë pompoze për “aderimet” e “personaliteteve” të rëndësishme, nga subjektet tjera politike, në Nisma për Kosovën, manifestojnë edhe thirrje e porosi ndryshe nga të tjerat!

“Mos e votoni forcën e mashtrimit dhe të shkatërrimit, por votoni forcën e zhvillimit të Malishevës. Qytetarët e komunës së Malishevës duhet të votojnë për Malishevën dhe jo për Mitrovicën! “Mos votoni Mitrovicën, por votoni Malishevën! Mos votoni për kandidat “vegël”, por votoni për kryetar me të cilin mund të bashkëqeverisni”!

Kjo është moto themelore e fjalimeve-porosive të krerëve të “Nisma” për Kosovën, në tubimet e ndryshme me anëtarë dhe simpatizantë të këtij subjekti politik, të ndarë katër vjetë më parë nga PDK-ja.

Në këtë rast, Mitrovicën, deputeti Enver Hoti, e ka thënë, duke aluduar në PDK-në e Malishevës, respektivisht kandidatin e kësaj dege. Në një nga tubimet parazgjedhjeve të balotazhit të 19 nëntorit, Hoti, nga Carralluka, ka kërkuar që të votohet Ragip Begaj, respektivisht Nisma!

Kjo, nuk është hera e parë, që krerët e Nisma për Kosovën, shprehen kundër secilit kandidat tjetër nga partitë tjera në Malishevë, duke i konsideruar ata, si “të huaj”!

Po në tubimet ku ishte edhe Hoti dhe përfaqësues tjerë të subjektit politik Nisma, edhe ministra e “alamet” zëvendësministra të emëruar vazhdimisht, Fatmir Limaj, kryetar, ka porositur edhe votuesit e subjekteve tjera politike, që më 22 tetor kanë votuar ndryshe, që të “bëhën bashkë në projektin e 2013 tës”.

Kur krerët e Nismës kërkojnë të mos votohet për Mitrovicën, aludojnë qartë në Kadri Veselin kreun e PDK-së. Me një “të rame”, shokët e Limajt, tentojnë të godasin mjekun e respektuar, internistin, Mursel Gashi, kandidat i PDK-së për kryetar të Malishevës, i cili është nga Vërmica e kësa komune dhe jo nga Mitrovica.

Dr. Mursel Gashi, s’është nga Mitrovica, por është nga Vërmica. Ai, nuk është vegël, por kandidati më serioz për kryetar të Malishevës, i cili meriton edhe votat e votuesve të subjekteve tjera politike! Madje, qytetarët e komunës së Malishevës, ndonëse kanë respekt për të dy kandidatët për të parin e Malishevës, nuk e fshehin zhgënjimin e tyre për shndërrimin e kryetarit të tashëm dhe kandidatit aktual të Nismës, si një njeri që u është nënshtruar madje shumë njerëzve të subjektit të ndarë nga PDK! Pa dashur që të mohojmë të arriturat e Begajt në mandatin katërvjeçar, do shtuar se, “pos injorantëve dhe atyre që ende nuk dinë të dallojnë “veglën” dhe veglën njëmend, e dinë se kush në fakt udhëheq me Malishevën”!

F. Limaj me bashkëpunëtorë, sikuar kanë harruar shpejtë, se 5 muaj më parë, edhe pse në koalicion parazgjedhor me R. Haradinajn e AAK-së, nga frika se nga zgjedhjet e e parakohshme të përgjithshme të 11 qershorit, do të dilnin jo të suksesshëm, pesë minuta para orës 24:00, afatit të skadimit të koalicioneve, i kishin shkuar në “prehër”, pikërisht Kadri Veselit të PDK-së.

Lexo edhe:  A ngjason politika e Kosovës me trurin e papërdorur?

I shkuan, sepse llogaritë e ndonjërit prej tyre për shkuarje veçmas në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme të 11 qershorit (në muajin e Ramazanit), do të mund t’u kushtonte edhe me fundosje politike!

E pra thirrjet dhe vlerësimet tendencioze të krerëve të Nismës, janë të pandershme, jo falënderuese dhe bukëpërmbysëse!

Edhe katër vite më parë, Limaj, të “huaj” e konsideronte edhe Salih Morinën e Degës së LDK-së për kryetar të Malishevës, me fjalët para zgjedhësve se “Mos votoni Prishtinasin-Isa Mustafën, se “ai nuk e di ku është Malisheva”! Salih Morinën e LDK-së, që është nga Lubizhda e Malishevës, Limaj e konsideronte të “huaj”, e injoronte, sikurse më pas edhe Thaçin, e tash edhe Dr. Mursel Gashin e Vërmicës.

F. Limaj, ndonëse që atëherë i kishte tendosur raportet politike me kreun e PDK-së e Thaçin e Burojës, kërkonte me “mjeshtri” edhe votat e LDK-së për Ragip Begajn e Iniciativës Qytetare. Ai edhe ia doli, e dëmtoi LDK-në, që ra nga 11 këshilltarë të KK-së, në 8 sish.

Kush vallë qenkan tanët, vetëm Banjasit, apo?! “Vallë, vetëm Banja dhe banjasit, po e mbajnë këtë qiell lartë pa rënë në tokë”, shprehej më parë Januz Kastrati, ish-kryetar i Degës së LDK-së në Malishevë, derisa kritikonte përfituesit e shumtë politikë të PDK-së nga Banja.

Do rikujtuar se pesë a gjashtë vite më parë, Limaj me Compani kërkonin votë edhe për drenicakë, pra kërkonte zëshëm votën për Hashim Thaçin e Burojës së Drenicës, që ishte kryetar i PDK-së. Të tjerat parti, as që i bënte hesap, për dallim nga momentet e zorit, kur LDK-në, për të mirë, e përsëriste madje shpesh herë.

Se në politikë e ndër politikanë, nuk ka aq parime dhe respekt të ndonjë etike morale për kolegë, qofshit të njërës apo të partisë tjetër, po dëshmohet në vazhdimësi.

Krerët e Nismës për Kosovën, sikur harruan shpejtë se pesë muaj më parë, pikërisht në Malishevë dhe nga votuesit e kësaj komune, kërkoi dhe e mori votën për Bilall Sherifin e Tetovës, Zafirin e Prizrenit, …e …! Në përkrahje të tyre, në Malishevën e vogël, në shumë hapësira, zunë vend vetëm bilbordet e pesëshes “famoze” të Nismës!

E, krerët e Nismës, vazhdojnë me propagandë tepër pompoze të theksojnë “rritjen” e Nismës në këtë komunë. Ata përmes portalit të tyre, “Malisheva.net”, njoftojnë për “vërshimet” e aderimet në Nisma nga LVV, PDK e nga LDK, duke cituar dy-tre individë, që ata i quajnë të parëndësishëm./Shkruan: Jusuf Bytyçi