Dua Lipa në mesin e yjeve që pritet të shkëlqejnë

Ajo është në mesin e yjeve që pritet të shkëlqejnë gjatë këtij viti. Albumi i saj ‘Dua Lipa’ pritet të dalë më 10 shkurt dhe adhuruesit e saj sigurisht se nuk do të zhgënjehen.

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa vazhdon të marr vlerësime pozitive dhe ajo po e ndërton me hapa të sigurt karrierën e ndritur, raporton albinfo.ch.

E përditshmja britanike “The Guardian” në një shkrim për yjet të cilët pritet të shkëlqejnë gjatë vitit 2017, ka renditur edhe Dua Lipën. Ajo është në mesin e yjeve që pritet të shkëlqejnë gjatë këtij viti. Albumi i saj ‘Dua Lipa’ pritet të dalë më 10 shkurt dhe adhuruesit e saj sigurisht se nuk do të zhgënjehen.

“Ish-modele me të kaluar të larmishme, babai i saj ishte një këngëtar i muzikës rok nga Kosova, Dua Lipa konsiderohet si sukses i pamohueshëm në industri. Ajo e përshkruan zërin e saj si “pop i errët”, megjithatë errësira mund të bie nëse albumi i saj del i artë”, shkruan e përditshmja britanike.

Me ritmin që po shkon ajo, e ardhmja duket e sigurt.

Lexo edhe:  Kënga e Dua Lipës po thyen rekorde