Duka: Bilanc pozitiv, tani duam Europianin

Armand Duka u shpreh kënaqur dhe për punën e trajnerit të ri, Panucci që sipas tij ka bërë maksimumin gjatë kësaj periudhe që ka drejtuar kuqezinjtë.

“Dy ndeshjet e fundit mund të mbyleshin më mirë nga pikëpamja rezultatit por në total në këtë edicion, përkufizimin duhet ta japin më mirë ata që mbeshtesin ekipin kombëtar, porn ë total do ta konsideroja një edicion pozitiv. Kemi zhvilluar 10 ndeshje, kemi arritur një vend në klasifikim më të mirin e Shqipërisë. Pengjet janë dy ndeshje, ajo me izraelin në shtëpi dhe sfida e fundit me italinë ku mund të merrnim një pikë.”, ka thënë Duka.

“Në të tërën gabimet nuk kanë qenë të mëdha. Ka qenë një paraqitje e mirë, ndoshta një lojë jo e mirë por futbolli është cinik. Duhet ta shohim në lojën e dhuruar dhe rezultat dhe në total është një punë e kënaqshme. Fatkeqësi e tij dhe e stafit të tij që kishte dy kundërshtarë shumë të fortë dhe pse ndoshta e meritonim një pikë me Italinë.”

Nga edicioni I ardhshëm do të fillojë dhe Liga e Kombeve, një kompeticion që jep një mundësi shtesë për kualifikimin në europian dhe shqipëria aktualisht gjendet në vazon C. Numëri 1 I FSHF mendon se Shqipëria I ka shanset për të qenë sërish prezente në Europian por dhe për të qenë një vazo më lartë.

“I kam hedhur një sy ndarjes së grupeve të nation league dhe mendoj se objektivi shqipërisë është jo grupi c, ku gjendemi por grupi B. Në asnjë rast nuk mund të mendojmë të jetë në C. ne kemi mundësi reale për të marrë pjesë në mënyrë të vazhdueshme dhe në ndonjë rast në botëror. Ndeshjet e fundit kanë konfirmuar se Shqipëria është ekip I fortë dhe kompetitiv.”

Një cështje e nxehtë në media ka qenë dhe mungesa e afrimit të një lojtari si Lilaj nga kategoria Superiore, por presidenti I FSHF shprehu besimin se rritja e cilësisë në Superiore do të sjellë dhe afirmin e më shumë futbollistëve pranë kombëtares dhe pse këto janë cështje ekskluzive të trajnerit.

“Janë zgjedhje të trajnerit. Kemi shpesh raste kur lojtarë të nivelit të lartë sepse konkurenti tij është akoma më lartë, ndaj janë zgjedhje që varen nga moment dhe pozicioni. Jo vetëm lilaj por dhe të tjerë mund të afrohen dhe në ndeshjet e nëntorit trajnerit do të provojë.”

Lexo edhe:  Edhe Juventusi hyn në garë për Mustafin

Në këto eliminatore, u krijua dhe një krisje me Tifozët Kuq e Zi duke bërë që ky grupim të mungojë në stadium në ndeshjet brenda të ekipit. Për Dukën është e rëndësishme, që të gjithë të tejkalojnë problemet për një qëllim të përbashkët, mbështetjen e kombëtares.

“Problem që kemi patur gjatë këtij edicioni është bojkot I tifozave kuqezi. Arsyet kryesore nuk varen nga Federata e Futbollit dhe nuk dua të fajësoj një institucion tjetër, sepse bëjnë detyrën e tyre. Ajo cka dëmtohet është ekipi. Duhet të tejkalosh dhe dicka që mund të të ketë cënuar, si në rastin e tifozave kuqezi. FSHF është organizatë sportive dhe nuk siguron kontrollin apo jo të njerëzve në stadium. Mund të kesh drejtë, por qëillimi është dhe më I madh. E kanë mbështetur gjthmonë dhe uroj të ketëpërfunduar ai bojkot dhe të fillojmë mbarë edicionin e ardhshëm.

Në fund dhe një opinion për kombëtaren e u-19 që pësoi 3 humbje në 3 ndeshjet e eliminatoreve të saj, mbi të gjitha një me rezultatin e thellë 1-7 me Norvegjinë.

“Prisnim më shumë nga u 19 pasi rezultatet nuk ishin të mira dhe do të ketë diku nga fundi nëntorit jnë lloj analize e do të vihen detyrat për të ardhmen.”/Supersport