Edhe Facebooku mundëson sondazhet mes miqve

Vetëm pak javë pasi e prezantoi opsionin për sondazhe në Instagram, Facebooku e ka “huazuar” këtë opsion edhe për vete.

Rrjeti më i madh social me veçorinë e re ia mundëson përdoruesve të krijojnë pyetësorë me dy përgjigje për miqtë dhe ndjekësit që mund të votojnë.

Ky opsion është i njëjtë me veçorinë e Instagramit.

Si shtesë e këtij opsioni është se mund të postoni foto ose GIF-a për secilin opsion të përgjigjes. Më e rëndësishme, sondazhet s’janë anonime, andaj mund të votoni dhe personi tjetër që voton do të shohë përgjigjen.

Lexo edhe:  Sa duhet të punohet në disa vende për të blerë ushqimin e mëngjesit?