Edhe në Shkup protestohet për lirimin e Haradinajt

Sot në orën 11:55 minuta para Ambasadës së Francës në Shkup do të mbahet një protestë kundër vendimit të shtetit francez për arrestimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili disa ditë më parë u ndalua nga policia franceze, pas një fletë-arresti të lëshuar vite më parë nga qeveria e Beogradit.

Protesta, siç bëhet me dije nga një komunikatë drejtuar mediave, e ka organizuar shoqëria civile, siç janë profesorë, artistë, studentë, gazetarë si dhe bashkëluftëtarë të Haradinajt në betejat e UÇK-së.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në protestën paqësore të mërkurën në ora 11:55 para Ambasadës së Francës në Shkup në mbështetje të çlirimtarit Ramush Haradinaj për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij – thuhet në komunikatën e Këshillit organizativ të shpërndarë për mediat.

Lexo edhe:  Shqiptarët po e braktisin gjithnjë e më shumë Malin e Zi (Video)