Elina Duni me disa koncerte në Zvicër

Ajo do të mbajë koncerte në Itali, Zvicër dhe Francë.

Këngëtarja shqiptare, Elina Duni, do të mbajë disa koncerte në Zvicër, por edhe disa të tjerë. Ajo ka njoftuar edhe për vendet ku do të perfomojë dhe datat.

“Disa solo koncerte për të na mbajtur ngrohtë deri në fund të janarit”, ka shkruar Duni në rrjetet sociale.

Koncertin e parë do ta mbajë në Romë të Italisë më 19 janar, për të vazhduar një ditë më pas në Turgi të Zvicrës, pastaj më 26 janar në Wettingen të Zvicrës, më 28 janar në Cyrih të Zvicrës, për të vazhduar më pas në muajin shkurt në Francë, kurse në mars dhe në prill, sërish do të performojë në Zvicër.

Kjo do të jetë një mundësi e mirë, për të dëgjuar zërin e saj të mrekullueshëm nga afër.

Elina Duni ka lindur në Tiranë, derisa më pas është shpërngulur në Zvicër, ku ka mahnitur me zërin e saj.

Lexo edhe:  Lansohet klipi më i ri muzikor kushtuar këngëtarit Osman Sefë Mleqanit (Video)