Emre Can qëndron në Angli, ka zgjedhur Manchester City-n

Emre Can e ka bërë zgjedhjen për të ardhmen. Mesfushori gjerman nuk do të rinovojë kontratën me Liverpoolin, që skadon në qershorin e ardhshëm dhe as nuk do të transferohet te Juventusi, që e kërkon prej 1 viti.

23-vjeçari preferon të qëndrojë në Premier League dhe ka zgjedhur Manchester Cityn e Guardiolës, si destinacionin e radhës, por transferimi mund të përshpejtohet edhe në Janar, nëse dy klubet gjejnë gjuhën e përbashkët për kartonin e lojtarit.

Lexo edhe:  Kasami kapet me trajnerin kundërshtar