“Escobari i Ballkanit 2”, ja kush është bosi shqiptar që drejtonte rrjetin e trafikut të emigrantëve

Një operacion ndërkombëtar nën udhëheqjen e Europol, ka sjellë së fundmi shkatërrimin e një rrjeti që trafikonte emigrantë (kryesisht shqiptarë) drejt Britanisë.

“Ky rrjet i organizuar kriminal mund ta ketë pasur bazën në Greqi, por në shënjestër kishte Mbretërinë e Bashkuar”, tha Tom Dowdall, një zyrtar i lartë i Agjencisë britanike të antikrimit.

Mediat greke kanë bërë të ditur emrin e personit i cili qëndronte në krye të rrjetit të trafikimit. Ai është shqiptari Robert Kola.

Në banesën e tij në Athinë është zbuluar një laborator i falsifikimit të dokumenteve, nëpërmjet të cilave, emigrantët pa letra arrinin Britaninë.

Hetime e autoriteteve greke kanë zbuluar se çdo emigrant paguante 30.00 mijë euro për tu pajisur me këtë dokumente të rreme.

Dhe aktiviteti kriminal zhvillohej të paktën prej vitit 2014, raportojnë mediat.

Anëtarët e rrjetit kriminale për arsye sigurie flisnin mes tyre, por edhe me klientët me kode:

Pasaporta quhet Libër ose ‘Broshurë’;

Identitetet: Karta ose T;

Licenca për drejtim makine: Karta ose shoferi;

Lejet për qëndrim: Afishë;

Pulla hyrëse dhe dalëse të Shengenit: Lule ose patate.

Lexo edhe:  Rama: Ndalimi i Haradinaj absurditet