Është koha të formohet parti e re nga Mërgata, për Kosovën

Ëshë koha që pas të gjitha Proceseve të Partive Politike në Kosovë që nga pas lufta e deri në vitin 2018 që po hyjmë gjithmonë me puq politik në vend.
Mendoj se ka ardhur koha pas të gjithë këtyre viteve të krijohet një klasë politike e re në vendin tonë. Pse e them këtë?… sepse duhet të formohet klasë e re politike nga mërgimtarët tanë për shkak se për të ardhmen e vendit duhet të ketë njerëz, figura të reja politike nga mërgimtarët tanë që kulturë politike e vendeve Evropiane që munden ta zhvillojnë Kosoven. E them ketë për shumë shkaqe sepse jeta në gurbet i ka trajtuar mirë dhe ushtruar mirë shqiptarët se si duhet të udhëheqet vendi, mendoj se populli i Kosovës është lodhur nga të shumtat premtime me vite që janë dhënë nga politika aktuale në Kosovë
Rinia jonë dita ditës po ikin për një jetë më të mirë sepse nuk kanë prespektivë në vendin që po jetojnë, duke parë shumë politikan mbrenda natës bëhen miljonera dhe për klasën e varfër as nuk ju intereson, shumica e poullatës tonë jetojnë në kushte të vështira për jetë dhe mbijetesë, por të ndalemi tek klasa politika e të shofim nuk ja din kufirin pasurisë nga ministrit e instucionet që udhëheqen.
Shumë mërgimtarë kan njohuri për këtë fenomen duke parë se me vite jetojnë në shtetet evropiane me biznese dhe me punë poashtu nuk kanë arritur si klasa politike në Kosovë.
Është e domosdosshme që mërgimtarët tanë intelektual, biznesmen, shoqata, klube… të mblidhemi e të bashkohen ku mund t’i shprehim mendimet sygjerimet, për të sjellë në vendin tonë një klasë të re politike e cila do të punon me përkushtim dhe aftësi profesionale në ndërtimin dhe funkconimi e shtetit ligjorë në vendin tonë. Këtë mundësi e kanë të gjithë mërgimtarët vetëm se duhet vullneti dhe gaditshmëria e sinqertë.
Mërgimtart dhanë gjithmonë atë që patën mundësi dhe prap nuk jemi të kënaqur me punën që e shohim nga shteti jonë, sa u desht nuk u bë kurr ka mungesa në shëndetsi e në shumë sektore që i duhet shtetit. Është në të vërtet mjerim ne nuk duhet ta gënjejmë veten dhe të jemi me fjalë si Amerika, dhe bota kur shteti jonë as biber nuk prodhon e mos të krahasohem me shtet Evropiane që me ëndërra e llafe i’a kalojmë botës. Ka ardhue koha që të shohim ralitetin në vendin tonë ku për fat të keq fitimet e shtetit janë në politikë dhe në estradën muzikore.
Prandaj bëj apel tek të gjithë profesorët, intelktualët, bisnismenët, veprimtarët, studentët etj. që të gjejmë mundësi bashkpunimi ku mundemi me kontribuar të gjithë së bashku për një vend më të mirë./Shkruan: Sami Fejza

Lexo edhe:  Pse duhet votuar Ramiz Lladrovcin?

05.01.2018 Bonn