Evgjeni Thaçi-Dragusha: PAN-i e ka të drejtën ta formojë Qeverinë, nuk kemi kohë për të humbur

“Qeveria do të formohet konform Kushtetutës së Republikes së Kosovës. Për këtë është garant edhe Presidenti ynë. PAN-i është fitues i zgjedhjeve dhe i takon e drejta e formimit të Qeverisë. Sido që të jetë, çdo zgjidhje duhet të mendohet vetëm në të mirën e Kosovës e jo të individëve të cakuar”, ka thënë deputetja e ardhshme e Kuvendit të Kosovës, Evgjeni Thaçi-Dragusha, në një intervistë eksluzive për Gazetën “Lajm”.

“Gjatë fushatës zgjedhore kam pare që elektorati kosovar është mjaft i vetëdijshëm karshi pritshmërisë dhe kërkesave që ka ndaj partive politike dhe kandidatëve të tyre. Kjo tregon që Qeveria dhe Kuvendi i ardhshëm i Kosovës duhet të punojnë shumë më shumë, sepse sovrani nuk lejon që vota e tyre të merret si privilegj për të zgjedhurit, por se cila vote është obligim dhe përgjegjësi e madhe”, ka deklaruar Thaçi-Dragusha.

Gazeta “Lajm”: Fillimisht na thoni në pika të shkurtëra kushështë Evgjeni Thaçi-Dragusha? Ku je e lindur, çfarë shkollimi ke mbaruar, shkurt na flisni pak për biografinë tuaj që të dijë opinioni se kush jeni?

Evgjeni Thaçi-Dragusha: Jam nga Buroja e Skenderajit, e martuar, nënë e dyfëmijëve. Me profesion jam juriste, magjistre e shkencave në Menagjim të Tokës. Kam studiuar në Universitetin e Prishtinës dhe Institutin Mbretëror të Teknologjisë në Suedi. Kam mbi 10 vjet që punoj në sektore që ndërlidhen me profesionin tim.

Gazeta “Lajm”: Jeni candidate për deputete të Kuvendit të Kosovës gjatë zgjedhjeve nacionale të 11 qershorit 2017. Sa vota ke marrë dhe a e ke fituar të drejtën që të jesh deputete e Kuvendit të Kosovës?

Evgjeni Thaçi-Dragusha: Përderisa KQZ-ja ende nuk ka shpallur rezultatin final të votive pë rkandidatët e Kuvendit të Kosovës, edhe unë nuk dua të spekuloj me numra. Ajo që di është që sipas të dhënave që kam siguruar nga e gjithë Kosova, unë kam marrë numrin më se të mjaftueshëm të votive për të qenë deputete e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës. Ky besim i qytetarëve më ka nderuar e në të njëjtën kohë më obligon që me gjithë potencialin tim të punoj për të ardhmen e vendit tonë.

Gazeta “Lajm”: Si e kapritur axha i juaj, Presidenti i vendit, kandidimin tuaj për deputete të Kuvendit të Kosovës? A ka qenë më pare ai i njoftuar se do të kandidosh për deputete?

Evgjeni Thaçi-Dragusha: Roli i Presidentit të Kosovës është unifikues dhe I pa anshëm. Këtë fakt e kam respektuar dhe e respektoj shumë. Nga ana tjetër, HashimThaçi si familjar më ka përkrahur gjithmonë ashtu siç do ta përkrahte çdo axhë mbesën e tij.

Gazeta “Lajm”: Prej kur ke filluar të merresh me politikë apo ndoshta nuk je marrë më pare me politikë, por vetëm mendoni të merreni me politikë që nga këto zgjedhje?

Evgjeni Thaçi-Dragusha: Vet rrethanat në të cilat kam jetuar dhe jetoj e bëjnë të pamundur që të mos merrem me politikë. Jam juriste, vij nga një familje ku politika ka qenë e pranishme që para se të lindja unë. Personalisht kam qenë shumë e interesuar në zhvillmet politike dhe sociale në Kosovë, rajon dhe mëgjërë. Mendoj që njerëzit e shkolluar dhe të përgatitur profesionalisht duhet të kyçen më shumë në politikëbërje, në mënyrë që të bëjmë ndryshimin që ne duam të shohim në vendin tonë. Për këtë kemi shumë nevojë për përkrahjen nga gjeneratat më të vjetra në politikë dhe nga vet shoqëria kosovare, e cila duhet të na jap rastin t’I tregojmë vlerat tona dhe të punojmë për të mirën e të gjithëve.

Lexo edhe:  Afrim Hoti braktis Pacollin, i bashkohet Veselit

Gazeta “Lajm”: Jeni nga Buroja e Skenderajit dhe jeni mbesa e Presidentit të Republikës së Kosovës, Shkëlqesisë së Tij, z. HashimThaçi, përkatësisht je vajza e vëllaut të Presidentit. A mendoni se mund të kontribuoni në politikë, më konkretisht, duke qenë deputete e Kuvendit të Kosovës?

Evgjeni Thaçi-Dragusha: Mendoj që me vullnetin dhe potencialin tim në fund të mandatit do të jem më shumë se sa thjesht një emër në skenën politike të Kosovës. Në fund të fundit është populli që me votën e tij e vlerëson secilin.

Gazeta “Lajm”: Si i vlerësoni zgjedhjet e fundit në kuptimin se a ishin të organizuara mirë, fer dhe demokratike?

Evgjeni Thaçi-Dragusha: Duke pasur parasysh faktin se këto zgjedhje ishin të jashtëzakonshme dhe koha për përgatitjen e tyre ishte e shkurtër, mendoj se ishin mjaftë mire të organizuara. Gjatë fushatës zgjedhore kam pare që elektorati kosovar është mjaft i vetëdijshëm karshi pritshmërisë dhe kërkesave që ka ndaj partive politike dhe kandidatëve të tyre. Kjo tregon që Qeveria dhe Kuvendi i ardhshëm i Kosovës duhet të punojnë shumë më shumë, sepse sovrani nuk lejon që vota e tyre të merret si privilegj për të zgjedhurit, por se cila vote është obligim dhe përgjegjësi e madhe.

Gazeta “Lajm”: Sipas teje cili subjekt e ka të drejtën dhe kush mund ta formojë qeverinë?

Evgjeni Thaçi-Dragusha: Qeveria do të formohet konform Kushtetutës së Republikes së Kosovës. Për këtë është garant edhe Presidenti ynë. PAN-i është fitues i zgjedhjeve dhe i takon e drejta e formimit të Qeverisë. Sido që të jetë, çdo zgjidhje duhet të mendohet vetëm në të mirën e Kosovës e jo të individëve të cakuar.

Gazeta “Lajm”: A mendon se më mire dhe më e levërdishme është që të krijohet një koalicion mes subjekteve apo të shkohet në zgjedhje të reja, të cilat janë mjaft të kushtueshme, si dhe lodhje për qytetarët për të dale përsëri në votime?

Evgjeni Thaçi-Dragusha: Ju e dini që shumë shpejt pritet të shpallen edhe zgjedhjet për qeverisjen lokale. Zgjedhjet e reja Parlamentare do të ishin një barrë e rëndë për vendin dhe qytetarët. Besoj shumë se një zgjidhje e duhur do të bëhet së shpejti dhe nuk do të kemi vonesë në konstituimin e organeve politike. Nuk kemi kohë për të humbur. Çdo ditë vonese është humbje e madhe për ekonominë dhe zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës.

Gazeta “Lajm”: Për fund, cila do të ishte porosia e juaj pë rsubjektet politike dhe politikanët e Kosovës?

Evgjeni Thaçi-Dragusha: Subjektet politike dhe politikanët duhet t’I marrin përgjegjësitë e tyre shumë seriozisht dhe të punojnë më shumë se sa kanë punuar deri më tani. Besimin e dhënë nga qytetarët duhet ta dëshmojnë me përfaqësim të denjë dhe përkushtim për interest dhe të ardhmen e të gjithëve./Lajm