FIFA zgjeron numrin ekipeve pjesëmarrëse në Kupat e Botës

Duke filluar nga viti 2026 do të rritet numri i ekipeve pjesëmarrëse në Kupat e Botës nga 32 në 48 ekipe.

Për këtë zgjerim ka vendosur organizata botërore e futbollit, FIFA.

Këshilli i FIFA-s ka votuar sot që të zgjerojë raundin e parë të kampionatit në 16 grupe me nga tre ekipe secili. Njoftimi është bërë publik në profilin e FIFA-s në Twitter.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë fushatës së tij për këtë post ishte zotuar se do e zgjerojë Kupën e Botës. Nga 211 anëtarë, 135 asnjëherë nuk kanë marrë pjesë në Kupën e Botës.

Lexo edhe:  Ja sa ndeshje do t'i mungojë Etrit Berisha Shqipërisë
SHARE