Fillojnë homazhet për Ramiz Kelmendin

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës kanë filluar homazhet në nderim të shkrimtarit dhe gazetarit Ramiz Kelmendi i cili mbrëmë ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare.

Përveç familjarëve të tij për ta nderuar publicistin e njohur po marrin pjesë, artistë, profesorë dhe figura të ndryshme të vendit.

Pas homazheve në Teatrin Kombëtar do të mbahet një mbledhje komemorative ndërsa varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 14:00 në varrezat e Prishtinës.

Lexo edhe:  Qeriqi, Haradinajt: Legjendë, do ta kalosh edhe këtë pengesë
SHARE