Fillojnë në Bernë “Ditët e kulturës shqiptare” në Zvicër

Qendra Kulturore e Kosovës në Zvicër ju fton të merrni pjesë në manifestimin “Ditët e Kulturës Shqiptare”, që do të mbahet në Bernë, Gjenevë dhe Winterthur.

Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Ministria e Diasporës e Kosovës dhe Qendra Kulturore e Kosovës në Cyrih, në bashkëveprim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë organizon “Ditët e kulturës shqiptare në Zvicër”.

Në kuadrin e këtij manifestimi do të ketë një sërë programesh kulturore dhe artistike, të ndara në tri ditë, në tri qytete (17, 24 dhe 26 nëntor) që mbahen në Bernë, Gjenevë dhe Winterthur.

Kështu, më 17 nëntor, me fillim në orën 19:30 hapet ekspozita e fotografëve shqiptarë në Zvicër. Po atë ditë në kuadrin e “Ditët e kulturës shqiptare në Zvicër” do të jepet një shfaqje teatrale «Stacioni 17» nga sudio «Aktrimi».

E gjithë kjo do të përfundojë me një koktei dhe muzikë nga Rafael Lishi, muzikant.

Lexo edhe:  “Deportation Class”, film tronditës mbi dëbimin e shqiptarëve nga Gjermania