Filmi shqiptar do të hapë festivalin në Australi

Filmi flet për historinë e një gruaje, e cila dhunohet, mbetet shtatzënë dhe stigmatizohet nga banorët e lagjes së saj. Ajo largohet në mal…

Filmi horror shqiptar i titulluar “Bloodlands”, me skenar dhe regji të Steven Kastrissios, do të hapë festivalin e filmit horror në Sidnej të Australisë më 29 nëntor, transmeton albinfo.ch.

Filmi flet për historinë e një gruaje, e cila dhunohet, mbetet shtatzënë dhe stigmatizohet nga banorët e lagjes së saj. Ajo largohet në mal, ku edhe shndërrohet në një shtrigë të vërtetë, e cila mbledh rreth vetës një grup njerëzish, të cilëve njëlloj si asaj shoqëria ua ka kthyer shpinën. Së bashku me grupin, gruaja vendos të kthehet për t’u hakmarrë. Ngjarja zhvillohet në periferi të Tiranës.

Filmi ka pasur premierën në Tiranë në shtator, ndërsa është shfaqur edhe në “Horror Channel Fright Fest Glasgow” dhe në “Nashville Film Festival”, ku aktroja Suela Bako mori çmimin si aktroja më e mirë.

Lexo edhe:  Regjisori Ben Apolloni, pranohet në rrjetin “Series Balkans” me seli në Paris