Fshati i vogël kthehet në hotel gjigant (Foto)

Një fshat i vogël malor i Zvicrës do të vërë në jetë një plan që do e kthejë atë në një hotel gjigant, në mënyrë që të shpëtojë nga zhdukja.

Koripoja, që ndodhet në kantonin italishtfolës të Tiçinos, ka vetëm 13 banorë dhe për të ndaluar largimin edhe të atyre që kanë mbetur, ka vendosur të ndryshojë format.

I ndodhur në 600 metra lartësi nga niveli i detit, më parë ky fshat ka pasur gjallëri në sheshet e tij të vogla, kur aty banonin rreth 300 persona. Kryetari Claudio Scettrini ka vendosur edhe ai të largohet bashkë me familjen, duke bërë që popullsia e Koripos të ulet në 10 banorë.

Për të shpëtuar fshatin, fondacioni “Corippo 75” po vë në zbatim një projekt turistik. Banesat e gurta, rrugicat e ngushta dhe pamjet e maleve do të shndërrohen në një hotel gjigant që do të quhet “Albergo Corippo” (Hoteli Koripo). Restoranti në qendër të fshatit do të bëhet recepsion, ndërsa banesat do të jenë dhomat e hotelit.

Lexo edhe:  Do të dobësohesh? Mjaftojnë 30 minuta vrap në ditë