Futbollistët shqiptarë të Sionit stërviten si ushtarë

Janë futbollistë, por stërviten si ushtarë. Kjo po ndodh me skuadrën e Sionit, që po kalon në një moment shumë negativ në Superligën zvicerane, duke u renditur e fundit, shkruan albinfo.ch.

Ata po stërviten si ushtarë të vërtetë, me ushtrime të rënda, sfida të rënda fizike, ashtu si një ushtar i vërtetë.

Ky është një si dënim që ka vendosur skuadra zvicerane për shkak të stinorit të dobët në vjeshtë.

Me anë të kësaj shihet si një mundësi për të ngritur moralin, përmirësimin ndërmjet lojtarëve, si dhe krijimin e një shpirti ekipor.

Drejtuesit e skuadrës zvicerane kanë vendosur që ekipin ta dërgojnë në një kamp ushtarak katërditor në Francë.

Siç dihet pjesë e Sionit, janë edhe futbollistët shqiptarë, Ermir Lenjani, Burim Kukeli dhe Pajtim Kasami. Ky i fundit ka postuar disa foto në rrjetet sociale për të treguar se çka po ndodhë brenda kampit ushtarak.

Lexo edhe:  Gashi përballë yjeve botërorë