GAP vlerëson publikim e kontratës për “Kosovën e Re”

Instituti GAP e vlerëson qasjen transparente të ministrit Valdrin Lluka, i cili ka zgjedhur të respektojë Ligjin për qasje në dokumente publike dhe të bëjë publike një ndër kontratat më të mëdha që është nënshkruar dhe bërë publike deri më tani – kontrata për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

“Shpresojmë që edhe institucionet tjera publike do të ndjekin shembullin e njëjtë dhe të respektojnë Ligjin për qasje në dokumente publike duke publikuar kontratat me vlerë të lartë, si: Kontratën për ndërtimin e autostradës “Ibrahim Rugova”, Kontratën për ndërtimin e autostradës “Arbër Xhaferi”, marrëveshjen për homologim të veturave dhe dokumente tjera me interes për publikun. Për të gjitha këto dokumente, duke u bazuar në Aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës të datës 17 dhjetor 2017, i cili vendos se dokumentet që paraqesin interes të përgjithshëm nuk mund të mbahen konfidenciale, Instituti GAP ka dërguar edhe një herë kërkesë tek Ministria e Infrastrukturës për të pasur qasje në dokumentet e lartcekura”, thuhet në komunikatën e GAP-it.

Lexo edhe:  Ministria e Bujqësisë hap periudhën e aplikimit për subvencione

Instituti GAP do të analizoj kontratën e publikuar sot dhe në javët në vijim do të dalim me qëndrim për përmbajtjen dhe ndikimin e kontratës së nënshkruar në mes të Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë “Contour Global”.