Gërxhaliu: Sulmi ndaj shefit të Telekomit i papranueshëm

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, është takuar me kryeshefin e Telekomit, Agron Mustafa.

Gërxhaliu i ka dhënë mbështetje Mustafës për rastin e sulmit kundër tij, për t`u dërguar mesazh institucioneve se rasti duhet të marrë epilog. Duke folur për gjendjen në Telekom, ata kanë thënë se duhet rritur investimet.

Përmirësimi i imazhit të Kosovës fillon nga puna e ndërmarrjeve publike në vendin ton. E perceptimet e gabuara për këto ndërmarrje po i shkatërrojnë ato, tha kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, në një vizitë në Telekomin e Kosovës.

Ai tha se kjo është një vizitë për ta përkrahur Telekomin e Kosovës, gjithashtu është këtu për t’i dhënë mbështetje Agron Mustafës, për rastin e sulmit ndaj tij dhe për të dërguar një mesazh tek institucionet se rasti duhet të merr epilog.

Kurse, kryeshefi i Telekomit, Agron Mustafa, pret që sivjet do të ketë përkrahje më të madhe institucionale.

Mustafa foli edhe për operatorët ilegalë në tregun kosovar. Ai tha se është shumë optimist se këta operatorë do të ndalin operimin e tyre në Kosovë shumë shpejt.

Lexo edhe:  BQK me Guvernator të ri nga prilli i vitit 2018