Gjithçka gati për festivalin e RTSH-së

Risi është se këtë vit do të rikthehet postfestivali, ku pas çdo nate, këngëtarë, organizatorë dhe gazetarë do të diskutojnë e debatojnë për eventin më të rëndësishëm të muzikës.

Artistët pjesëmarrës në edicionin e 56-të të festivalit të këngës në RTSH kanë nisur provat në skenën madhështore të ndërtuar me mjeshtëri nga Aldi Çifligu në pallatin e koncerteve në Tiranë. Por paralelisht me provat, organizatorët thonë se po punojnë në përfundimin e çdo detaji si estetik ashtu dhe teknik.

Risi është se këtë vit do të rikthehet postfestivali, ku pas çdo nate, këngëtarë, organizatorë dhe gazetarë do të diskutojnë e debatojnë për eventin më të rëndësishëm të muzikës.

Zëdhënësja, Kozeta Kurti, thotë se kjo do të ndihmojë në rritjen e cilësisë së muzikës dhe vetë festivalit. Kurti tha se i ftuar në një nga netët e festivalit do të jetë edhe trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Christian Panucci.

Po ashtu tashmë ka nisur edhe shitja e biletave ku për dy netët e para çmimi i tyre do të variojë nga 300 deri në 500 lekë, ndërsa për natën finale që do të mbahet më 23 dhjetor çmimet për biletat do jetë 1 mijë lekë.

Lexo edhe:  Soprano shqiptare në garë për një çmim të rëndësishëm, kërkon votuan tuaj