Gjithnjë duhet të jemi krenar me Luftën e Lavdishme Çlirimtare të UÇK-së

Kujtimet e shumë bashluftëtarëve dhe bashkveprimtarëve që kontribuan në lirin e vendit, gjithnjë duhet çmuar, kujtuar dhe ruajtur vlerat tona çlirimtare. Ishte Lufta jonë e pastërt për lirin e vendit tonë, sakrifica e djemve që u reshtuan në Luftën çlirimtare ishte e madhe, vullneti i djemve të Kosovës ishte kudo prezent.

Forcat policore Jugosllave dhe Ushtria Jugosllave e sulmuan shtëpinë e”Komandantit Legjendar Hero i Kosovës Adem jashari mbas Sulmit në prekaz Mars Viti 1998 UÇK-ja u rrit me shpejtësi dhe u shtri menjëherë në të gjitha viset dhe anët e Kosovës. Atdheu Thërret ishte në zemrat e Shqiptarëve për liri nga të gjitha mërgatat Shqiptare i’u bashkuan luftës për liri.

Problemi më i vështirë për UÇK-në ishte furnizimi me armë e municione. Ato u siguruan jashtë Kosovës dhe u futën në Kosovë, duke kapërcyer vështirësi e pengesa të jashtëzakonshme, që kushtuan shumë jetë njerëzish. Një pjesë e vogël u siguruan nga perëndimi e nga tregtarët e vendeve për rreth. Armatimi i UÇK-së ishte armatim i lehtë: automatikë, mitraloza, mortaja dhe topa kundërtanke. Kontributin më të madh për logjistikën e UÇK-së e dhanë populli i Kosovës, djemtë e Kosovës, mërgimtart në Perëndim, nëpërmjet financimit të grumbulluar nga mërgimtaret për atë edhe më shtyri të shkruaj dhe t’i freskojmë kujtimet e lavdishme UÇK-së për këta djem që kontribuan me çka patën mundësi dite. Kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte nevoj për ta ishte grupi “Mërgimi”, të prirë nga ish Komandanti i Logjistikës Gani Nuha “Mërgimi”, si grup i koordinuar kishte për qëllim grumbullimin dhe furnizimin me armatim për pjesëtarët e UÇK-së, ku financimi i këtij armatimi ishte bërë kryesisht nga mërgimtarët.

Lexo edhe:  Kujt iu desh Astriti i vrarë?!!!

Në dukumentarin “Buka e UÇK-së

Një fjalë rasti për grupin “Mërgimiqë”që solli armatim për UÇK-në ka mbajtur edhe njëri nga bashkëluftëtarët e ngushtë të Heroit Ilir Konushevci dhe ish Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj tani Kryminister i Kosovës.

“Mos të harrojmë se rrugëtimi i shqiptarëve për liri është i gjatë, ne jemi vetëm brezi i fundit që kryejmë obligimin për liri. Andaj, janë breza e breza që kanë rrugëtuar, janë flijuar për liri. Liria që e gëzojmë sot nuk është e plotë dhe kanë mbetur edhe shumë punë me u bërë ende. Po ashtu mos të harrojmë se ata që na rrezikuan lirinë gjithnjë vazhdojnë me qenë ende rrezik për ne”, theksoi Haradinaj.

Për fund të jemi të Bashkuar si komb Shqiptarë si vllëzer Shqiptarë, t’i respketojmë vlerat tona, sakrificën e dëshmorëve, luftëtarëve dhe të jemi gjithmonë mirënjohës për veprat e të gjithë kombit tonë që në menyra të ndryshme kontribuan për lirin e vendit.

Gjithmonë ti respektojmë dëshmorët, invalidët e luftës, luftëtarët e luftës, ti respektojmë për kontributin e dhënë gjatë luftës për Çlirimin e Trojëve Shqipëtare./Shkruan: Sami Fejza