Gjykata e Apelit i rikthen pasaportën Saimir Tahirit

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është i lirë të dalë jashtë Shqipërisë.

Ka qenë Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ajo që ka rrëzuar vendimin e shkallës së parë.

Sipas vendimit, Tahirit i rikthehet pasaporta e tij dhe është i lirë për të lëvizur.

Sipas avokatit, nuk janë dashur prova të reja për të marrë këtë vendim.

Masa e bllokimit erdhi disa ditë më parë me kërkesë të prokurorisë pasi dyshohet se Tahiri mund të largohej jashtë vendi, ashtu siç bëri disa javë më parë kur iku papritur në Gjermani edhe pse ishte nën hetim.

Pavarëisht se është nën hetim nga Prokuroria, nga sot ish-ministri Tahiri ka rifituar lirinë për të dalë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Ndërkohë sot Tahiri shkoi në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda, por pas vendimit të gjykatës ai doli dhe nuk tha asnjë fjalë.

Ish-ministri i Brendshëm kishte apeluar masën e vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë për bllokimin e pasaportës. Tahiri dhe avokati i tij pretendojnë se Prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë të re që Gjykata të marrë vendimin për t’i bllokuar lëvizjen jashtë vendit.

Lexo edhe:  Këta janë deputetët shqiptarë në Parlamentin e ri të Maqedonisë