Grupi shqiptar “Saz’ios” vazhdon suksesin në Angli, këndojnë edhe në BBC

Grupi shqiptar “Saz’ios” ka interpretuar në emisionin e famshëm “Later with Jools Holland” në BBC, ku kënduan këngën “Tana”.

Publiku në emision e ka duartrokitur për disa minuta këngën “Tana”, e cila është një baladë popullore e vjetër shqiptare.

Muzika e vjetër shqiptare e grupit mahniti shumë publikun, ndërsa rrjeti ndërkombëtar BBC pati shkruar edhe më parë, duke thënë se nga muzika folklorike shqiptare është e ndikuar muzika greke, turke dhe bullgare.

Lexo edhe:  Shkrimtarja zvicerane porosit: Lexojuni fëmijëve libra shqip!