Hahn: Luftoni drogën, presim rezultatet e para të vetting-ut në fillim të 2018-ës…

Bashkimi Europian pret që në fillim të vitit 2018 të shohë rezultatet e para të vetingut. Deklarata u bë nga komisioneri i BE-së për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Anëtarësimit, Johannes Hahn, gjatë një konferencë për mediat, bashkë me kryeministri Edi Rama.

Ndërsa shprehu mbështetjen për hapjen e negociatave me BE-në, Hahn kërkoi bashkimin e të gjithë aktorëve dhe faktorëve në angazhimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE.

“Ne bazohemi tek faktet, dhe jo në thashetheme dhe jo në aludime. Është mirë se shikojmë se cili është realiteti. Unë përpiqem të bëjë këtë, kryeministri po ashtu, por duhet bëjmë më shumë për këtë. Po, kemi diçka për të treguar, prsh sa i përket luftës kundër trafikimit të drogës, apo uljes të numrit të azilkërkuesve.

Është e rëndësishme që ne të merremi me to, dhe kjo na bashkon. Duke u bazuar tek fjalimi i presidenti Juncker, ne do të ndjekim një strategji për Ballkanin perëndimor dhe do nxjerrim një raport në shkurt.

Lexo edhe:  Ekskursion në atdhe, i nxënësve shqiptarë nga Austria

Kjo tregon qartë angazhimin e BE për anëtarësimet e ardhshme, për vendet e Ballkanit perëndimor. Objektivi i ynë, ka të bëjë me atë që njihet si procesi i Vettingut, dhe unë pres që rezultatet e para t’i shikoj në fillim të vitit.

Po ashtu, këtu kemi të bëjmë me ato që njihen si 5 prioritet, dhe të gjithë këto janë në rrugën e duhur. Në vlerësimin tonë, Shqipëria është në rrugëtimin e duhur. Aspirata evropiane duhet të jetë një objekt kombëtar dhe duhet të mbështet nga të gjithë”,- tha ai.