Haradinaj cakton këshilltarin e tij, shef për dialog me Serbinë

Me propozimin e kryeministrit Ramush Haradinaj, Qeveria e Kosovës ka caktuar Avni Arifin shef “për negociata” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Haradinaj tha se kërkesa për emërimin e një përfaqësuesi nga qeveria është bërë nga Bashkimi Evropian.

Arifi është shef i stafit të kryeministrit. Haradinaj tha se Arifi e ka pranuar këtë detyrë megjithëse ka shumë punë dhe pavarësisht “qëndrimit të ditur rreth dialogut”.

Lexo edhe:  Hoxhaj flet para komisionit për raportet Kosovë- Serbi