Haradinaj e pret kryeministrin e Malit të Zi me nderime shtetërore

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka pritur kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq pas arritjes në Kosovë është pritur me nderime shtetërore nga homologu i tij, kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj.

Markoviq ka nisur takimin me kryeministrin Haradinaj e më pas pritet që në orën 17:45, të dy kryeministrat të mbajnë një konferencë për media ku pritet të flitet për marrëveshjen e Demarkacionit.

Markoviq do të qëndrojë në Kosovë sot dhe nesër. Gjatë së enjtes, shefi i Qeverisë malazeze do të pritet në takime edhe nga presidenti, Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari, Kadri Veseli.

  Haxhiu: Demarkacioni s’kalon, me veprimet tona po mbrojmë territorin