Haradinaj optimist pas takimit me Markoviqin: Do dalim nga bllokada për Demarkacionin

Kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur optimist se ekziston një vullnet i përbashkët në mes të Kosovës dhe Malit të Zi që të gjendet një zgjidhje për Demarkacionin.

Në konferencën e përbashkët me kolegun e tij malazez Dushko Markoviq, Haradinaj tha se është biseduar për shënimin e kufirit dhe se ka shpresë që do të gjendet zgjidhje.

“E kemi biseduar edhe çështjen e Demarkacionit. Ekziston një vullnet i mirë që të gjendet një dalje nga gjendja në të cilën jemi tu i pas parasysh zhvillimet e mëhershme jam me shpresë se do të gjindet kjo zgjedhje”, tha shkurtimisht Haradinaj.

Kryeministri i Malit të Zi Dusko Markoviq, në fjalën e tij gjatë konferencës së përbashkët me Haradinajn, tha se Demarkacioni ka përfunduar në momentin që u ratifikua në Kuvendin e Malit të Zi, por si një fqinj i mirë, ai shtoi se dëshirojnë ta ndihmojnë Kosovën.

  ​Mustafa: Kjo Qeveri duhet të jetë e shkurtër