Haradinaj: Po punohet për rastin e Agron Mustafës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se rrahja e Drejtorit të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, nga dy policë të Kosovës, tregon se në Kosovë kanë degjeneruar shumë institucione.

Sipas tij, veprime të tilla nuk janë në rregull dhe se organet po punojnë për rastin.

“Është një situatë e ndjeshme, dhe besoj që jeni dakord që në kanalet e punës veprohet, por nuk ka kanale publike në këtë rast. Të gjithë mekanizmat besoj që janë në punë, dhe me siguri do të kemi edhe njoftim për opinion se çka ka rezultuar”.

“Nuk janë veprime në rregull, janë tregues i degradimit në institucione të caktuara”

Haradinaj ka theksuar se nuk është që nuk është interesuar për rastin e Muatafës, por më shumë preferon që të punojë, qoftë edhe në këtë rast se sa të dalë vetëm me deklarata ku do të dënonte veprime të tilla.

Lexo edhe:  Marsh protestues “Stop vrasjeve, ne jemi Ermali”