Haradinaj: Unë nuk e marrë me të mirë BE’në si Hashim Thaçi

Kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë debatit në Kuvend ka treguar se nuk do të tërhiqet nga qëndrimi i tij për Demarkacionin, pavarësisht presionit të miqve ndërkombëtar.

Haradinaj ka thënë t’i ketë ndodhur shpesh, që ndërkombëtarët kanë bërë presion për marrjen e një vendimi, dhe të nesërmen kanë thënë pse e bëtë këtë.

“Kur u kam thënë, por ju na thatë të bëjmë kështu. Ma kanë kthyer, duke më thënë, jo ne e kem kryer punën tonë, ju tuajën, nuk është e thënë të bëni gjithçka çfarë bëjmë ne”.

Haradinaj ka shtuar se Kosova mjaftueshëm është sjell në mënyrë konstruktive me BE’në por nuk ka fituar asgjë.

“Ja i ka dëgjuar Hashim Thaçi BE’në, ja askush tjetër, por nuk është se kemi fituar ndonjë gjë. Shqiptarët mjaft janë dëmtuar, dhe unë jo tokë, por një lis të Kosovës nuk e jap”, ka thënë Haradinaj.

Lexo edhe:  ‘Kosova nuk është vetëm’, Kroacia i tregon muskujt Serbisë