Hawking paralajmëron se robotët do të zëvendësojnë njerëzit

Profesori i njohur, Stephen Hawking, ka dhënë një paralajmërim sa i përket rritjes së inteligjencës artificiale (AI).

Gjatë një interviste të fundit, Hawking ka thënë se AI së shpejti do të arrijë nivel të ri me ç’rast do të jetë një formë e re e jetës dhe do të ketë performanca më të mira se njerëzit.

Ai madje shtoi se AI mund të zëvendësojë njerëzit, megjithatë duke mos specifikuar se kur mund të ndodhë kjo, transmeton Albinfo.ch.

“Frikësohem se AI mund të zëvendësojë njerëzit. Nëse njerëzit po i dizajnojnë viruset për kompjuterë, dikush do të dizajnojnë teknologjinë artificiale që përmirësohet dhe replikohet. Kjo do të jetë formë e re e jetës që do të performojë më mirë se njerëzit”, ka thënë Hawking për “Wired”.

Ai po ashtu ka shtuar që njerëzit të shtojnë interesin në shkencë duke thënë se “mund të ketë pasoja serioze” nëse kjo s’ndodh.

Lexo edhe:  Kuriozitete të rralla rreth botës