Helikopteri shpëton dy gra që rrezikonin jetën

Dy gra me probleme akute shëndetësore u transportuan pranë Qendrës Spitalore Universitare, falë ndërhyrjes së Njësisë së Helikopterëve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Një 53-vjeçare nga fshati Noj i Krujës, fshat i cili është krejtësisht i mbuluar nga uji, u arrit të shpëtohej nga ekipi i mjekëve dhe infermierëve, me misionin e kryer në një terren tejet të vështirë.

Aktualisht gruaja po i nënshtrohet ndërhyrjes kirugjikale në Urgjencën e QSUT-së.

Një tjetër mision shpëtimi u krye para pak minutash në Zallbastar, ku një 39-vjeçare u transportua në QSUT me probleme akute intoksikimi.

Ndërkohë, edhe në Mallkuç helikopteri i ushtrisë ka shpëtuar 5 persona deri tani.

Lexo edhe:  Zv. Ministri Salianji takon homologun kosovar: Lehtësira të aplikimit të shërbimit të provës