Heshtja e frikshme e Akademisë së Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK)

Sot pas 18 vitesh të çlirimit nga pushtuesi serb, ne ende nuk kemi një dokument shkencor të Akademisë për luftën tonë çlirimtare, përveç atyre dokumenteve formale të shpalljes së shtetësisë së Kosovës në të cilat nuk shkruhet se UÇK-ja ka qenë faktor kryesor në themelimin dhe krijimin e shtetit të Kosovës.

ASHAK nuk ka shkruar as rreth rolit të UÇK-së dhe as për resurset njerëzore që ndihmuan mbajtjen në jetë këtë ushtri çlirimtare, e cila ishte faktor kryesor i lirisë dhe shtetësisë që gëzojnë edhe vet anëtarët e këtij institucioni.

Kjo heshtje e Akademisë, si institucioni më legjitim në një shtet, ngrit shumë dilema dhe shumë pyetje?!

Pse ekziston ASHAK-u dhe me çka merret?!

Duke mos e legjitimuar shkencërisht rolin që kishte dhe ka në realitet, të krijohet përshtypja se heshtja e ASHAK-ut ka bërë që çlirimtarët nuk duan të jenë çlirimtar. Apo këtu po ndikon fakti se akademia është organ i krijuar në periudhën e kumunizmit dhe e din të bëjë vetëm promovimin e vlerave kumuniste/jugosllave dhe vlerësimin e tyre. Vet stafi “Akademik” është gati i njëjti prej kohës jugosllave dhe nuk pritet prej tyre vlerësim adekuat i vlerave Shqiptare/Kosovare të periudhës më të lavdishme çlirimtare në vitet 1998 dhe 1999.

Në mënyrë të qëllimshme është krijuar hapësira për disa protagonistë të luftës, që të botojnë librat e tyre duke lavdëruar veten e lokacionin e operimit të tyre dhe kështu është zvogëluar madhështia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me apo pa vetëdije, historikisht këto shkrime do të jenë të dëmshme dhe të rreziksheme, sepse në të ardhmen do shihet si Ushtri lokale të kohës së shkuar. Pra, do te quhet luftë e individëve apo luftë ndër-fisnore e krahinore e Kosovës.

Faji dhe përgjegjësia është e Akademisë së matufosur dhe kalbur në kolltuqet e komunizmit, e që sot e tërë ditën mes tyre vet-bisedohet e folet me nostlagji për Jugosllavinë e Titon, gjegjësisht për periudhën shoveniste serbe.

Domosdoshmërisht shtrohet pyetja më e ‘çmendur’ dhe e mundshme se çka do të ndodhte sikur ne, UÇK-ja, do ta humbisnim luftën!?

Si do të bëheshin punimet shkencore për lartësiminë e Serbisë dhe Millosheviqit!?

Nuk besoj se do të kalohej heshtur pa lavdëruar dhe madhështuar, sepse nuk do të lejonte as ndërgjegjja e tyre Jugosllave e as vetë shteti serb. Ata din dhe do të dinin që popullinë serb ta quanin popull i zgjedhur i Zotit, sepse janë këta servilë të dëshmuar, të tepruar në servilizëm. Mjafton të hulumtohet në arkivat jugosllave dhe e shohim se këta ‘adademikë’ kanë ditur të lavdëronin në të kaluarën Jugosllavinë dhe bashkim-vëllazrimin.

Lexo edhe:  Xhamia në Dardani, Xhamia afro, Vv dyzo

Në radhët e UÇK-së kishte njerëz të shkolluar dhe të ditur. Ku janë Ata?

Këta do të duhet që krahas benefiteve që gëzojnë Akademia të detyrojnë që të shkruajnë e rishkruajnë historinë e afërt qe ndodhi. Ata janë në pozita vendimarrëse dhe kanë autoritetin për të bërë një gjë të tillë.

Rreth rolit të UÇK-së është shkruar dhe do të shkruhet nga autor me renome botërore, por rolin vendimtar për çlirim dhe shtetësi nuk ia japin ata.Pergjegjësia qendron edhe në lidershipin ushtarak të djeshëm, e të cilët sot janë të fuqishëm në shtetin tonë, por jo edhe aq sa për të intervenuar që të shtinë në veprim Akademinë e Shkencave. Tek e fundit Ata do të ishin vet subjekti, por ndoshta janë jo besues në vlerësimin e tyre prej ksaj Akademije!?
Dyshoj se mos dokumentmi i luftës së drejt dhe të pastër në mënyrë shkencore, bënë që të gjykohen e të rigjykohen shumë eprorë të lartë të UÇK-së. Kjo ndodh sot e pritet të ndodh edhe në dhjetë vitet e ardhshme.

Ishim në pozitë të dokumentojmë heroizimin e luftës, por nuk e bëmë, e për pasojë tani do të gjykohemi në paqe për mosveprim.

Hiq për tjetër, por një çështje që do të duhej t’i shtynte të vepronin pakompromis për funksionalizimin e Akademisë, është çështja e atyre shumë dëshmorëve dhe martirëve që lanë pasardhës e që kujtohen e rikujtohen çdo ditë e vit ATA, por vetëm në kuadër të tubimeve dhe jo si pjesë e historisë së mbështetur në fakte shkencore nga ASHAK-u.
ASHAK paguhet edhe nga familjarët e dëshmorëve, por që argatin nuk e kryen ndaj tyre. Të gjithë ne paguajmë që të heshtet ky institucion, por nuk do të duhej. Kjo është një vetëvrasje e dyfishtë për shumë familje dhe gjithë kombin që bëhet nga ky institucioni. Këta (ASHAK) nuk ditën të përshkruajnë as luftën e as ekzodin biblik të një milion shqiptarëve gjatë luftës. Për çudi edhe ata ishin si pjesë e ekzodit, por ja që nuk shkruajnë e nuk dokumentojnë shkencërisht në mënyrë që të lënë gjurmë për brezat e së ardhmes. Injoranca është aq e thellë, sa që kjo akademi të krijon neveri.

Pasi që kështu qendron puna, atëherë le të shkruaj secili në mënyrën e vetë për luftën. Le të bëhen servilët luftëtarë, tradhetarët – atdhetarë, matrapazët – ideatorë, etj.

Veç të shkruhet diçka e mos të rrimë të heshtur, sikur nuk kemi ende nje alfabet e shkrim lexim në SHQIPEN e bukur!!!/Shkruan: Agron Haxhiu

SHARE