Hidhet shorti i Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’, tetë super grupe me nga katër skuadra

Është hedhur shorti për Kampionatin Botëror Rusia 2018, ku nuk mungojnë grupet shumë të forta.

Ishte presidenti i Rusisë, Vladimit Putin, ai që ka hapur ceremoninë, duke iu uruar mirëseardhje të gjitha kombëtareve që do të jenë të pranishme në këtë event madhor.

11 qytet dhe 12 stadiume do ta presin Kampionatin Botëror, ku Rusia ka investuar shumë dhe sipas FIFA-s do të jetë njëri ndër më të bukurit të organizuar.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili foli mbi investimet dhe formatin e këtij Kampionati Botëror.

Shorti u hedh nga legjenda të futbollit si Laurent Blanc, Gordon Banks, Cafu, Fabio Cannavaro, Diego Forlan, Diego Maradona, Carles Puyol dhe Nikita Simonyan.

Grupi A

Rusi
Uruguai
Egjipt
Arabi Saudite

Grupi B

Portugali
Spanjë
Iran
Marok

Grupi C

Francë
Peru
Danimarkë
Australi

Grupi D

Argjentinë
Kroaci
Islandë
Nigeri

Grupi E

Brazil
Zvicër
Kosta Rika
Serbi

Grupi F

Gjermani
Meksikë
Suedi
Kore e Jugut

Grupi G

Belgjikë
Angli
Tunizi
Panama

Grupi H

Poloni
Kolumbi
Senegal
Japoni

Lexo edhe:  Spanja kualifikohet në gjysmëfinalet e Euro U-21