Humbja e besimit e ka kthyer Shpend Ahmetin në “kotecin” e LDK-së

Me të drejtë këto javë është shtruar dilema, nëse Komuna e Prishtinës ka ende kryetar, pasi në vend të drejtimit të Komunës, kryetari Shpend Ahmeti, po merret me mbledhjen e votave për nivel qendror, debaton për ngrohjen globale, e bën temë konsumin e coca-cola zero, e tash edhe si kandidat për deputet të Kuvendit joshë Sami Hamitin.
Shpend Ahmeti duket se përveç që është i papërgjegjshëm në raport me qytetarët që e kanë votuar, po tregohet edhe dhelpërak. Duket se ka hyrë në “kotecin” e LDK-së, për t’i marrë votat e elektoratit të kësaj partie, që natyrisht do t’i shërbenin edhe për një mandat në krye të komunës së Prishtinës. Joshjen e tij, e ka hedhur në karremin se “pas zgjedhjeve do të bëjmë koalicion me LDK-në”, që i bjen, se qytetari s’ka lidhje ku e hedh votën sepse do të jenë bashkë me LDK-në pas zgjedhjeve. Prandaj, Ahmeti, nuk e mohon qeverisjen e VV-së me LDK-në. Sami Hamiti tash nuk i duket aq i keq sa e mendonte.
Shpend Ahmeti ka gjetur mënyrën perfide për të gënjyer edhe njëherë qytetarët e Prishtinës, duke u munduar ta kompensojë humbjen e besimit të qytetarëve, për shkak të dështimit të tij në qeverisjen komunale. E pranoi, se vërtetë nuk do të jetë deputet i VV por do vetëm të jetë në shërbim të kësaj lëvizjeje anarkiste që tri vjet shan partnerin hipotetik, për tu kthyer në hipokrit me deklarimin se do të ketë koalicion pasgjedhor me LDK-në.
Mjafton të shkohet në kurrizin e lagjes Dardania, projekti për të cilin u ka shkaktuar humbje të mëdha bizneseve atje, për shkak të stërzgjatjes së punëve, si rezultat i manipulimit me këtë projekt. Dështim frapant. Shpend Ahmeti ka lënë pa punë numër të madh kompanishë, duke thënë se po i ndalon ndërtimet, ndërkohë që ka favorizuar kompani tjera, që vazhdojnë punët pa asnjë kriter madje, thuhet se është ftuar edhe në Prokurorinë Speciale për këtë.
Qytetarët e Bregut të Diellit të kryeqytetit janë ankuar për zhurmën që shkaktohej nga ndërtimet deri në orët e vona të natës. A duhet të hetohen kontratat dhe marrëveshjet me këto kompani? Natyrisht se duhet të hetohen dhe shihen jo vetëm procedurat por edhe krimi ekonomik të merret me rastet.
Dhënja e kontratës Kompanisë Devolli për furnizimin me qumësht është edhe një provë tjetër, se derisa VV akuzon të tjerët, vetë lidhë kontratë me kompani të dyshimta, marrin paga të majme mujore nga kjo kompani dhe hedhin hi syve opinionit sikur të tjerët “kanë kapur” ndërsa vet, bëjnë lajka e joshje më të pabesueshme për “të kapur” secilën veprimtari, secilin resor, secilën parti, vetëm po u dha rasti.
Shpend Ahmeti është munduar t’u shesë përralla qytetarëve të Prishtinës për furnizim me ujë, kur dihet se me këtë punë Komuna e Prishtinës nuk ka të bëjë asgjë.
Projekti Fabrikës së Ujit në Shkabaj ishte bërë me mbështetjen e Qeverisë para se të vinte Shpend Ahmeti në krye të Komunës së Prishtinës. Uji është kompetencë e Ujësjellsit Rajonal “Prishtina”. Aq duket e paftyrë poza e tij me ujë për syfyr sa është kulmi i pafytyrësisë, thuajse me paratë e xhepit të vet ka sjell ujë. Komuna, ende nuk e ka paguar detyrimin simbolik për ujsjellësin në krahasim me investitorët si Qeveria, KFW etj.
Para se Shpend Ahmeti të flasë për hajninë e të tjerëve, duhet të tregojë se ku po i merr paratë Lëvizja Vetëvendsoje tash edhe për bileta aeroplani.
Pafytyrësia politike shfaqet edhe me praninë e parave cash, që me bollëk gjenden në xhepat e udhëheqësve të saj. VV, së fundit, nga mashtrimi permanent vijon drejt mashtrimit tjetër, përkundër kontove personale që i kanë plot, kanë filluar për të kërkuar mjete nga qytetarët për ta mbështetur fushatën e tyre elektorale.
Kanë para për të paguar bileta për aeroplanë e autobusë për t’i sjellë nga diaspora mërgimtarët për të votuar, ka para për të bërë fushatë të egër, ka para për të thyer e demoluar pronën private e shtetërore, duke mos e njohur as shtetin, as simbolet e shtetit, shiten të varfër dhe “fakira” në këtë Ramazan.
Nuk pritet që “koteci” i LDK-së ta shpëtojë Shpend Ahmetin as pastruesit e trurit nga harta elektorale si pakicë “jodinjitoze”. Shkruan :Kastriot Berisha

Lexo edhe:  Publicisti hebre Leo Freundlich, “Golgota Shqiptare” 1912-1913
SHARE