Icardi i mbyll sërish dyert Realit: Jam shumë mirë te Interi

Mauro Icardi po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka shënuar 16 gola në 15 ndeshjet e luajtura të Serisë A dhe po tërheq vëmendjen e të gjitha skuadrave të mëdha europiane. Së fundi nga Spanja kanë folur shpesh për një interesim të fortë të Realit të Madridit, për transferimin që në janar të kapitenit të Interit, por vetë Icardi i ka mohuar këto lajme në një intervistë për mediat argjentinase.

“Interesimi i Realit më bën të ndihem mirë, sepse do të thotë që po paraqitem mirë, por nuk kam ndërmend aspak të largohem nga Interi. Te zikaltrit ndihem mjaft mirë, sepse jam kapiten i skuadrës, jam krye-golshënues dhe mbi të gjitha, jemi të parët në tabelën e renditjes. Çfarë mund të kërkoj më shumë?”, u shpreh Icardi.

Sulmuesi i Interit tregoi se është mjaft i lumtur për grumbullimin e vazhdueshëm në kombëtaren argjentinase, ndërsa tha se po punon për t’i shërbyer edhe në botërorin ‘Rusi 2018’.

“Jam mjaft i lumtur për grumbullimin në kombëtare, sepse do të thotë që po punoj mirë dhe e meritoj. Nuk e kam shënuar ende golin e parë, por çdo ditë që punoj, mendoj edhe për botërorin ‘Rusi 2018’, ku kam shumë dëshirë të ndihmoj vendin tim”, tregoi kapiteni i Interit./Supersport

Lexo edhe:  Dortmundi për kthesën me Mainzin, Chelsea para provës Huddersfield