Identifikohet autori i masakrës në kishën e Texasit

Të paktën 26 persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr në një kishë të Teksasit gjatë meshës të së dielës.

Sulmi ndodhi në Kishën Baptiste në Sutherland Springs, një qytet i vogël në kantonin Ëilson. Viktimat janë të moshës nga pesë në 72 vjeç.

I dyshuari për sulmin u gjet i vdekur në automjetin e tij disa kilometra larg vendit të ngjarjes.

Policia tha se autori ishte një mashkull i ri, i bardhë, por mediat amerikane e kanë identifikuar si Devin Patrick Kelley, 26 vjeç. Kelley është raportuar të jetë shkarkuar nga Forcat Ajrore të SHBA në vitin 2014 pasi një ushtarake e kishte dënuar për sulmin ndaj gruas dhe fëmijës së tij. Motivi për vrasjet ende nuk është i qartë.

Lexo edhe:  Warner: Duhet më tepër urgjencë në përgjigje të përzierjes ruse