Ilegali, që nga viti 1971, komandanti i SHP te UÇK-së, Azem Syla – Daja

“SY E GJAK E ASHT E JETË DO T’I FALË PËR LIRINË E POPULLIT TIM!”

KUSH PO ÇON DORË MBI LAVDINË, KRENARINË, MBI GJAKUN E HEROIZMIN E BIJV E BIJAVE TE POPULLIT? KUSH PO VRET LIRINE PAVARESINE E FEMIJEVE TANE? KUSH PO PERGOJON, PO SHKEL, PO PSHTYN, DINJITETIN, SAKRIFICEN E GJAKUN E NDERIN E LUFTES ÇLIRIMTARE TE KOSOVES?
….
( Deri kur do të vazhdojë propaganda, përgojimi, shpifja ndaj personalitetit numër një të Ilegales shqiptare, komandantit të SHP të UÇK—së, Azem Syla?)
….
Kush po propagandon, ende po shpif, po përgojon, për hatër të Beogradit dhe shqipfolësve mjeranë, për veprimtarin e atdhetarin e devotshëm Azem Syla, i cili, që moshën rinore, popullit i fali netët pa gjumë, mallin e familjes si prind, Kosovës i dha betimin:

“SY E GJAK E ASHT E JETË DO T’I FALË PËR LIRINE E POPULLITIM”

Prandaj, ju që po çoni dorë mbi qafën, jetën, kontributin, sakrificën historike të njeriut më të merituar dhe numër një të ilegales shqiptare, ( qe nga viti 1971), me shokë, ju që po përpiqeni të fyeni moralin, nderin e tij dhe nderin e familjes së Azem Sylës, dhe të shokëve të tij çlirimtarë, ju që profetizoni si një shpirt i lig e i mjere prej falltari të pistë të djeshmen historike e heroike e atdhetare të tribunit e ideatorit e prijatarit të ilegales shqiptare, Azem Syla, ju që po kryeni urdhrin dhe po përmbushni dëshirën e synimin e shtetit kriminel të Serbisë, duke i ndihmuar shtetit kriminel serb, dhe të gjithë atyre që duan për ta shlyer kujtesën dhe ekzistencën e UÇK-së. Ju që s’po reshtni duke përgojuar, shpifur e propaganduar përditë në medie pamore dhe shkrimore, keni për detyrë prej djalli dhe Beogradi për të fyer, shkelur e anashkaluar kontributin e një komandanti e veprimtarin të devotshëm të popullit për lirinë e tij. Ju po përpiqeni për ta prangosur jo vetëm komandantin e SHP të UÇK-së, Azem Syla, por për të shlyer në sy bote kontributin e gjakun e sakrificën e UÇK-së dhe të popullit të saj për liri e pavarësi, që të dyja, falë gjakut të dëshmorëve, UÇK-së dhe popullit, i gëzojmë sot e sa të ketë dritë dielli mbi koka tona. Azem Syla me vendimin fuqiplotë të drejtësisë u shpall tërësisht i pafajshëm, por,
herë-herë po shfaqen do lugetër të dalë nga ferri dhe të dënuar nga fuqia e Zotit, dhe ende po shpresojnë ( me gjasë u thotë Beogradi!), po rrejnë veten e tyre se duke përhapur propagandë e shpifje e rrena mund t’ia sjellin ndonjë të keqe jo vetëm komandantit Azem Syla, por edhe UÇK-së, popullit, historisë, por edhe pavarësisë së Kosovës.
Kot!
Bac u kry!
Juve, o lugeter, u qoftë për nder e farefis e jetë marrja, TRADHTIA!/Shkruan: Riza Greiçevci

Lexo edhe:  Çadra e Bashës po defaktorizon shqiptarët në Ballkan