Ish-shefi i SHISH-it propozohet për ambasador në NATO

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama i propozoi presidentit Ilir Meta, emërimin e ish-kreut të shërbimeve sekrete, Visho Ajazi në detyrën e ambasadorit në NATO.

Ajazi dha dorëheqjen dy javë më parë, për arsye të cilat nuk janë bërë ende publike.

Opozita foli për trysni nga ana e qeverisë mbi shërbimet sekrete për shkak të raporteve që ato kishin hartuar për përfshirjen, sipas saj, të zyrtarëve të lartë të policisë në kultivimin dhe trafikun e marijuanës.

Ajazi qëndroi pesë vjet në krye të shërbimit sekret shqiptar.

Lexo edhe:  Basha fiton zgjedhjet për kreun e PD, fitore e thellë ndaj Selamit