Kabashi: Cilësia në Kolegjin “Biznesi” është shumë e kënaqshme, këtë mund ta ilustrojmë me faktin se mbi 85% e të diplomuarve janë të punësuar

Kolegji “BIZNESI” Prishtinë është themeluar në vitin 2004. Në vitin 2007/2008 është hapur programi Menaxhimi i emergjencave, ku vlen të potencohet se është i vetmi në Republikën e Kosovës por edhe në rajon. Në vitin 2010 është është akredituar Programi Menaxhment dhe ekonomiks me specializimet: Menaxhment biznesi, Biznes ndërkombëtar, dhe Marketing dhe komunikim, kurse në vitin 2012, Programi Juridik i përgjithëm akreditohet me specializimet: Administrativ- kushtetues,Penal- juridik, Civil- juridik dhe Penologji dhe ekzekutimi i sanksioneve penale, tha Prof. Dr. Shyqeri Kabashi, rektor i Kolegjit “BIZNESI”, në një intervistë eksluzive për “Lajm”.

Lajm: Kur është themeluar Kolegji i Biznesit dhe cila është “cv” e këtij kolegji me pak fjalë?

Prof. Dr. Shyqeri Kabashi: Përshendetje për ju dhe për lexuesit tuaj. Kolegji “BIZNESI” Prishtinë është themeluar në vitin 2004. Është i akredituar nga Agjencia Kosovare e Akreditimit dhe i licencuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjis. Fillimisht kemi filluar me programet: 1.Banka dhe financa;2.Menaxhment dhe informatikë, 3.Juridik i përgjithshëm. Krahas kalimit të viteve rritet edhe kolegji përkatësisht programet në kolegjin Biznesi. Në vitin 2007/2008 është hapur programi Menaxhimi i emergjencave, ku vlen të potencohet se është i vetmi në Republikën e Kosovës por edhe në rajon. Në vitin 2010 është është akredituar Programi Menaxhment dhe ekonomiks me specializimet:Menaxhment biznesi, Biznes ndërkombëtar, dhe Marketing dhe komunikim, kurse në vitin 2012,Programi Juridik i përgjithëm akreditohet me specializimet: Administrativ- kushtetues,Penal- juridik, Civil- juridik dhe Penologji dhe ekzekutimi i sanksioneve penale.Të gjitha këto ishin në nivelin bachelor. Kurse në nivelin Master kemi këto programe: Menaxhment dhe financa, Menaxhimi i emergjencave dhe Juridik-penal.

Gjithashtu, vlen për tu theksuar, se menaxhmenti i Kolegjit BIZNESI, përpos punëve të përditshme mbi organizimin , zhvillimin e procesit mësimor dhe zhvillimin e stafit akademik,nuk ka ndejtur duar kryq. Fillimisht në vitin 2011 ka hapur degën në qytetin e Gjakovës,pastaj në 2013 në qytetin e Vushtris dhe në vitin 2015 në qytetin e Prizrenit-me të gjitha programet me të cilat është e akredituar qendra, ku edhe sot e kësaj dite organizohet procesi mësimor.

Lajm: Kolegji i Biznesit çfarë rezultatesh ka arritur brenda këtyre viteve të funksionimit të tij?

Prof. Dr. Shyqeri Kabashi: Sa i përket suksesit përkatësisht rrezulltave të kolegjit Biznesi,lirisht mund të them se jamë shumë i kënaqur. Kjo mund të shifet nga kronologjia e zhvillimit të kolegjit,e cila ka qen vazhdimisht në rritje

Lajm: Në vitet e para sa ka qenë interesimi i studentëve për t’u regjistruar në këtë Kolegj dhe sa ka qenë interesimi i studentëve për t’u regjistruar në këtë vit akademik?

Prof. Dr. Shyqeri Kabashi: Atë që e thash më lart,vlen e njëjta përgjigje edhe për këtë pyetje. Në kolegjin Biznesi vazhdimisht ka pasur interesim për regjistrim. Shifrat tregojn se vazhdimisht kan qen ne rritje. Apo argumenti tjeter është se në saje të interesimit për programet,cilësin , stafin akademik, infrastrukturën, etj, që ofron kolegji ,janë shtuar programet dhe janë hapur degët.

Lexo edhe:  Veseli: S’do ketë mure e trena të Serbisë në Mitrovicë

Lajm: Në këtë vit akademik 2017/2018 a keni qenë të përgatitur në nivelin e duhur për të pritur studentët në mënyrën më të mirë?

Prof. Dr. Shyqeri Kabashi: Si çdo fillim viti akademik, kolegji Biznesi, bën parapërgatitjen për fillimin e vitit akademik, gjë qe edhe këtë vit e ka bër menaxhmenti së bashku me stafin akademik, atij administrativ dhe stafin tjetër përcjellës. Organizohemi që studentëve të ju ofrojm maksimumin e mundshëm,si me stafin akademik, planprograme, syllabusa të freskuar, infrastrukturë, etj.

Lajm: Kolegji i Biznesit a ka konvikt për të banuar studentët? Nëse jo, a kanë të drejtë studentët e Kolegjit Tuaj që të banojnë në konvikte? A kanë të drejtë studentët tuaj të ushqehen në Mensën e Studentëve me favore,sikurse studentët e fakulteteve të Universitetit publik?

Prof. Dr. Shyqeri Kabashi: Kolegji Biznesi nuk ka konvikt të vetin.Është në procedur të marrjës së lejës së ndërtimit për ndërtimin e një kampusi të ri, shumë afër nga këtu ku gjindemi, ku eshte planifikuar edhe konviktin. Kurse sa i përket se a munden me e shfrytëzuar studentat tanë konviktin dhe menzen, po munden me e shfrytëzu ,normalisht që duhët plotësuar kushtet të cilat i parasheh Qendra e Studentëve në Prishtinë.

Lajm: Si qëndroni me kuadrin profesional? A keni ndonjë mungesë të kuadrit? Nga janë profesorët aktual që ligjërojnë në këtë Kolegj?

Prof. Dr. Shyqeri Kabashi:
Menaxhmenti i kolegjit Biznesi në planin e vet strategjik ka paraparë që deri në vitin 2020 i tërë stafi akademik të jenë staf i rregullt, me thirrjen doktor shkence.Për momentin kolegji Biznesi në mardhënje të rregullt pune ka mbi 80% kurse pjesën tjetër ka staf të angazhuar. Vlen të theksohet se ne studimet e doktoratës, si brenda ashtu edhe jashtë vendit ka 12 kandidatë në shkollën doktorale.

Lajm: Si e vlerësoni cilësinë e studimeve në KolegjinTuaj? A jeni më të mire për nga cilësia se sa në Universitetin publik të Prishtinës?

Prof. Dr. Shyqeri Kabashi: Cilësia në kolegjin Biznesi është shumë e kënaqshme, këtë mund ta ilustrojmë me faktin se mbi 85% e të diplomuarve janë të punësuar, në pozita dhe funksione të ndryshme, biznesmen të suksesshëm,etj. Këto të dhëna janë të përpunuara nga zyra për vlerësimin e cilësisë. Kurse se i përket pyetjes lidhur me krahasimin e cilësisë me studentët e universitetit publik, barometët e universitetit publik, barometër (matës) është ekonomia e tregut, përkatësisht interesimi i atyre që vijnë të studiojnë në programet që ofron kolegji ynë.

Lajm: Në fund, rektor i nderuar cili sipas jush do të ishte mesazhi për studentët dhe kuadrin profesional?

Prof. Dr. Shyqeri Kabashi: Porosisë maturantët që para se te regjistrohen në studime të hulumtojnë mirë mbi programet e atij institucioni, stafin akademik, infrastrukturën përcjellëse, ta bindin vetën dhe pastaj të vendosin për regjistrimin.

Lajm, Rektor i nderuar Prof. Dr. Shyqeri Kabashi, ju faleminderit që patët durimin të përgjigjeni në këtë intervistë!