Kadare vlerësohet me çmimin “Nonino 2018”

“Mes realitetit historik dhe legjendave që rikujtojnë madhështitë dhe tragjeditë e të shkuarës ballkanike dhe osmane, Kadare krijoi tregime të mëdha”, thuhet në vlerësimin e jurisë.

Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, është fitues i çmimit ‘Nonino 2018’, në edicionin e 43-të të këtij evenimenti. Ky çmim u shkon personazheve të mëdhenj të kulturës, me gjykimin e një jurie të drejtuar nga nobelisti V.S. Naipaul.

Në Udineze të Italisë Kadare u vlerësua me motivacionin si rapsod i dashuruar, por dhe kritik i popullit të tij.

“Mes realitetit historik dhe legjendave që rikujtojnë madhështitë dhe tragjeditë e të shkuarës ballkanike dhe osmane, Kadare krijoi tregime të mëdha”, thuhet në vlerësimin e jurisë.

Shkrimtari shqiptar merr kështu vlerësimin e radhës që i shtohet vargut të gjatë të vlerësimeve ndërkombëtare për të.

Lexo edhe:  Eliza Dushku në Shqipëri, krenare me vendlindjen e të parëve të saj