Kapet 1 ton kanabis: Arrestohet polici që po e nxirrte nga magazina

Një sasi e madhe kanabisi është sekuestruar nga ana e policisë në zonën e Velipojës, në Shkodër.

Dyshohet se është kapur rreth 1 ton kanabis.

Megjithatë pesha e saktë do mësohet më vonë, pasi droga po peshohet.

Aksioni u krye në një zonë të njohur për nisjen e skafeve drejt Italisë.

News24 raporton për disa persona të arrestuar.

Një efektiv policie është vënë në pranga, pasi ishte duke nxjerrë sasinë e drogës nga magazina.

Ai quhet Prel Zylja dhe është vëllai i zv/shefit të kufirit, Ndrekë Zylja.

Arrestimi i tij është kryer gjatë aksionit ku u sekuestruan mbi 1 ton kanabis në Vilun të Velipojës pranë Plazhit, ndërsa po ngarkohej në një gomone për t’u trafikuar drejt Italisë.

Dyshohet se në trafik janë të përfshirë edhe drejtues të lartë të policisë së qarkut të Shkodrës. Operacioni është mbajtur sekret për një pjesë të drejtuesve të policisë së Shkodrës, nga frika e dekonspirimit.

Policia e Shtetit nuk ka dalë ende në një komunikim zyrtar, ndërkohë kanabisi vijon të peshohet ende.

Lexo edhe:  Bashkimi i partive shqiptare në Maqedoni, Rama: Të drejtat e shqiptarëve nuk negociohen për pushtet