Këto grupe gjaku rrezikohen nga goditja në zemër

Njerëzit me lloje të caktuara gjaku kanë më shumë gjasa të vuajnë nga një atak në zemër gjatë periudhave të ndotjes.

Grupi i gjakut të njerëzve lidhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë me funksione të caktuara të trupit. Sipas një studimi, e përditshmja “Dailymail” tregon se njerëzit që kanë lloje të gjakut A, B ose AB kanë një ‘rrezik të lartë’, krahasuar me ato me tipin e gjakut O.

Shkencëtarët kanë treguar se ndotja është e lidhur me një shans të rritur të një goditjeje në zemër, por kjo është hera e parë që rreziku ka qenë gjithashtu i lidhur me llojin e gjakut.

Sigurisht, grupi i gjakut është gjenetik, nuk është në dorën e askujt por ata me grup gjaku A, B dhe AB kanë rrezik të jenë më të prekurit.

Arsyeja, sipas shkencëtarëve është sepse në këto grupe gjaku, është më i lartë niveli i një proteine koaguluese e cila e pengon gjakun të arrijë në organet jetësore.

Lexo edhe:  Turqit konsumuan për Bajram 4 mijë tonë… bakllava!