Këto janë dy shtetet që kanë pagat më të mira

Zvicra dhe Islanda kanë pagat më të mira në Evropë, paga më e lartë në vendet e Evropës është në Zvicër. Punonjësit atje marrin 4 mijë e 421 euro në muaj.

Pas Zvicrës sipas të dhënave të “Wikipedia”, bazuar në informacionet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, vendi i dytë në këtë renditje i takon Islandës me 3 mijë e 430 euro pagë.

Më pas renditet Norvegjia me 3 mijë e 405 euro pagë, Danimarka 3 mijë e 270 euro, Luksemburgu 3 mijë e 159 euro, Suedia 2 mijë e 713 euro, Finlanda 2 mijë e 509 euro, Irlanda 2 mijë e 479 euro, Gjermania 2 mijë e 270 euro dhe në fund Franca 2 mijë e 225 euro. Në Kosovë paga mesatare neto është rreth 405 euro, ndërkaq në Shqipëri është më e ultë, rreth 347 euro.

Lexo edhe:  Sivjet më pak rrush