Koalicioni i natyrshëm joparimor, Vv, LDK, Lista serbe

Koalicioni i natyrshëm joparimor, Vv, LDK, Lista serbe, nuk shkon as për skrap! Nëse Lista serbe do të ishte pro presidentit, vuvuzellat e Vv dhe LDK-së do ta shurdhonin opinionin se janë “nacionaliste”, tash, me këtë koalicion të natyrshëm joparimor, u është shurdhuar pipi

Se pritej të ketë kundërshti madje edhe sulme “nën brez” ndaj vendimeve të Presidentit Thaçi, pas pamundësisë së krijimit të qeverisë nga opozita, nuk do koment, por, ditën në drekë, të bëhen bashkë Vv, LDK dhe Lista Serbe, është befasi.

Sado që, për konsum të elektoratit, Vv dhe LDK e gjykonin pjesëmarrjen e Listës serbe në Qeverinë Haradinaj, tash, pasi “e morën” në gjirin e vet Listën serbe kundër Presidentit, nuk kanë asgjë kundër saj. Politikë, pa parime e moral politik!

Së pari më kot u përpoqën Donika Kadaj dhe Shqipe Pantina, të njohura për deficite për çështjet që i trajtojnë, të spekulojnë për dimensionin e kompetencave të presidentit. Dy zhurmuese të neveritshme, të dala e përdala me fjalorin e tyre.

Ky simulim uniteti, ky bllok i ri i shkon për fytyre, edhe Vv-së, edhe LDK-së, edhe Listës serbe. Nëse do të ekzistonin predispozitat themelore të krijimit të Qeverisë nga opozita, presidenti Thaçi, do të “njihej”, nga këto segmente politike. Por, në momentin kur e dinë se janë pa numra, nuk “njihet” Presidenti.

Lexo edhe:  Besnik Berisha: Letër e hapur drejtuar kryeministrit Ramush Haradinaj

Lojë fëmijësh, loja e Vv, LDK e Listës serbe për kapacitetin e presidentit. Presidenti është kategori kushtetuese që nuk varet nga vullneti i partive, do ta njoh apo nuk do ta njohë.

Do të ishte mirë që partitë, përballë ligjit, të tregojnë kulturë elementare, duke i respektuar ligjet në fuqi. Asnjë forcë politike, nuk ka forcë mbi ligjin, as mandat. Vetes askush nuk ka mundësi t’i japë të drejtë për preferencat, kundrejt ligjit.

Shkurt, koalicioni i natyrshëm joparimor, Vv, LDK, Lista serbe, nuk shkon as për skrap! Nëse Lista serbe do të ishte pro presidentit, vuvuzellat e Vv dhe LDK-së do ta shurdhonin opinionin se janë “nacionaliste”, tash, me këtë koalicion të natyrshëm joparimor, u është shurdhuar pipi.

Ashtu siç u është shurdhuar pipi kundërshtarëve të “kontrabandimit, blerjes se deputetëve” kur dolën rrotull Jerusalemit të PDK-së, shferceri dhe fajdexhiu së bashku me traktoristin në gjah për deputetë, pa gjasë të peshkojnë gjë me vlerë, pos një fotoje me samsung 3. Shkruan: Hasan Morina!