Koalicioni PAN evropian apo koalicioni majtist – salafist?

Vv me vota të kriptosalafistëve dhe sojit të Jullit, kot përpiqet t’i vardiset Brukselit dhe Uashingtonit.

Ideja e qeverisë majtiste – salafiste nuk kalon në Republikën e Kosovës. As në Washington e Bruksel nuk kalon.

Ngjitja në agjenda të falsifikuara sikur VV ka fitue zgjedhjet, u promovua në Bruksel, duke mashtruar dhe duke prezantuar në mënyrë të rrejshme rezultatin zgjedhor. Lajkat që po i ban Albini edhe VV tash kundrejt Amerikës dhe Brukselit janë të dyshimta, djallëzuese dhe mosbesuese. Partneriteti me Ameriken dhe Brukselin është proces që është dashur të ndërtohet dhe sforcohet me vite.

Kosova është e përcaktuar pro eurointgrimeve dhe NATO-s.Koalicioni euro-atlantik është fitues i zgjedhjeve.

Kush më mire se sa ata që bashkë me Amerikën dhe NATON e çliruan Kosovën, kush më mirë se Kadri Veseli e Ramush Haradinaj mund të garantojnë rrugën e sigurt evropiane të shtetit tonë./Shkruan: Bujar Cakolli

(Autori është Sekretar i Përgjithshëm në Partia Demokratike të Kosovës – Dega Prishtinë)

Lexo edhe:  Si do të dëshiroja ta shoh PDK-në në vitin 2017?