“Kobra” përgatitet për meçin në Bazel

Pas një pushimi një-vjeçar për shkak të një dëmtimi, ai po përgatitet që gjashtë javë intensivisht për luftën e ardhshme më 9 dhjetor në Bazel.

Boksieri shqiptar, i cili jeton në Zvicër, Arnold ‘Kobra’ Gjergjaj po përgatitet për duelin e radhës. Ai tashmë në një atmosferë të re kubane, beson se do të kthehet fuqishëm si më parë, shkruan ‘bzbasel.ch’.

Pas një pushimi një-vjeçar për shkak të një dëmtimi, ai po përgatitet që gjashtë javë intensivisht për luftën e ardhshme më 9 dhjetor në Bazel.

Kundërshtari i tij thuhet të jetë irlandezi Sean “Big Sexy” Turner, i cili ka fituar njëmbëdhjetë nga 12 ndeshje të tij si profesionist dhe është renditur në vendin e 161-të në renditjen botërore.

Megjithatë, menaxheri Angelo Gallina ka thënë se derisa diçka nuk ka zyrtare, atëherë nuk do thuhet më shumë për këtë duel.

Boksieri shqiptar ka thënë se po përgatitet shumë dhe beson se do të rikthehet fuqishëm. Ai humbi nga David Haye, derisa kjo ishte humbja e vetme në karrierë nga 32 meçe.

Lexo edhe:  Xhaka e Mehmedi flasin për përballjen me Irlandën e Veriut