Komandanti i vërtetë i UÇK-së Bekim Shyti

Bekim Shyti ishte komandant i vërtetë i UÇK-së nga fshati Oshlan, i cili tregoi vullnetin dhe guxim të jashtzakonshëm në të gjitha betejat, që ishin të shumta, kundër armikut okupator serbosllav. Ai me njësitin e tij special, të aftësuar profesionalisht nga ai vetë pati suksese kolosale në mposhtje të armikut në çdo përballje, duke i dalur kështu në mbrojtje popullatës shqiptare kudo në territorin e Mitrovicës, Vushtrrisë, Shalës, rrethit të Qyqavicës e deri në Drenicë, kudo ku e kërkonte nevoja. Besnikëria, vendosmëria,vetmohimi dhe sakrifica ishin kurdoherë virtytet e tij,

Poashtu disiplina ushtarake dhe dashuria ndaj popullit e bëjnë atë edhe më të dashur për të gjithë vendin dhe për të gjitha shtresat shoqërore. Bekimi qe çdoherë mrekullia vetë dhe shembulli për secilin ushtar, se si duhet luftuar për ta mbrojtur Atdheun. Ky ishte Bekimi i Luftës. Po ky është edhe Bekimi i paqes me të gjitha virtytet e njeriut që i duhet kohës dhe popullit, por që ka mbetur në margjinat e angazhimeve që i takojnë për ta ndihmua vendin. Prandaj në ditët e sotme, politike, shoqërore dhe ekonomike që po përjeton vendi ynë, Bekim Shyti është një burrë, jo vetëm që meriton po edhe u përshtatet kërkesave për të menaxhua me Komunën e Mitrovicës, komunë e cila po e vuan të zitë e ullirit, si nga armiqtë, poaq edhe nga njerëzit e strukturave udhëheqëse të deriashme, struktura të cilat, në rend të parë kanë interesat e veta e koha dhe mjetet që u teprojnë ia kushtojnë qytetit të mjeruar politikisht dhe ekonomikisht, pa pasur se kush ta udhëheqë ashtu si duhet dhe meriton ky qytet i Isa Boletinit që atëherë ishte tmerr për armikun serbosllav. Kështu me Bekimin në krye, Mitrovicës do t’i kzhehej dinjiteti dhe përmes kësaj edhe sovraniteti i shtetit të Kosovës në Veri, sovranitet që sot tërësisht po i mungon.

Lexo edhe:  Në prag të 2 Majit, masakrës së Studimes

Bekim Shyti nuk është njeriu që vrapon pas posteve politike, andaj duhet që ne ta kuptojmë me koshiencë dhe t’ia shtrijmë mundësinë që ky njeri t’i hyjë në shërbim popullit, si kryetar komune, për t’i realizua arritjet që ky qytet i meriton si i veçantë nga gjithë qytetet e Republikës së Kosovës, Republikë të cilën armiku serb dhe bashkëpunëtorët e tij shqipfolës, po e rrezikojnë, pikërisht përmes këtij qyteti dhe begative të pazavendësueshme të tij, të cilat edhe ashtu Serbia i ka synim kryesor!/Shkruan: Sami Fejza