Komedia “Një shfaqje teatri me 4 aktorë…” shfaqet në Gjermani

Kjo komedi ka pasur sukses të jashtëzakonshëm, kudo që është shfaqur, në Kosovë, Kroaci, Zvicër, Maqedoni…

Komedia e suksseshme kosovare “një shfaqje teatri me 4 aktorë… me disa derra me disa lopë me disa kuaj me një kryeministër me një milka e me disa inspektorë vendës e ndërkombëtarë” do të shfaqet në Këln (Kulturbunker Köln-Mülheim, 14 tetor) dhe në Ludvigshafen të Gjermanisë (Theater im Pfalzbau, 15 tetor).

Kjo komedi ka pasur sukses të jashtëzakonshëm, kudo që është shfaqur, në Kosovë, Kroaci, Zvicër, Maqedoni…

Shfaqja jepet në gjuhën shqipe me titra gjermanisht, thuhet në një komunikatë për media.

Shfaqja “Një shfaqje teatri me 4 aktorë…” është shkruar nga Jeton Neziraj, kurse regjinë e ka bërë Blerta Rrustemi – Neziraj. Në të luajnë aktorët e njohur nga Kosova, Shengyl Ismaili, Adrian Morina, Ernest Malazogu dhe Shpetim Selmani. Muzikant të shfaqjes jan Art Lokaj dhe Drin Tashi.

Shfaqja në Këln-Mylheim është organizuar nga shoqata URACult e.V..

Në Ludvishafen ndërsa ajo jepet në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit Offene Welt.

Lexo edhe:  Gani Jakupi, autor me famë ndërkombëtare, mysafir special në Zvicër

Kjo shfaqje teatri është një panoramë tragjikomike e realitetit të tanishëm kosovar dhe atij evropian. Aspirata e sinqertë e kosovarëve për në BE konfrontohet në njërën anë, me rregullat e kërkesat e koklavitura dhe qesharake evropiane dhe, në anën tjetër, me hilen e burokratëve për t’i bërë gjërat ‘të duken ok vetëm në letër’.

Udhëtimi i kësaj shfaqjeje në Gjermani është mundësuar me përkrahjen edhe të Ministrisë së Kulturës të Republikës së Kosovës.