Kompozitori Zeqirja Ballata laureat i çmimit “Niketë Dardani”

Kompozitori Zeqirja Ballata ka një veprimtari të gjerë me më shumë se 170 vepra artistike.

Kompozitori Zeqirja Ballata është laureat i çmimit kombëtar për veprimtari jetësore “Niketë Dardani”. Çmimin atij ia ndau Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore.

Kompozitori Zeqirja Ballata ka një veprimtari të gjerë me më shumë se 170 vepra artistike.

Ballata pas marrjes së çmimit tha se kjo është kënaqësi e madhe për të. Ministri Gashi falënderoi artistët dhe tha se puna që kanë bërë ata ia ka lehtësuar punën jurisë të bëjë përzgjedhjen e fituesëve.

Çmimi për veprat vokalo-instrumentale dhe muzikore-skenike iu nda kompozitorit Kreshnik Aliçkaj për veprën “Përtej luftës e paqes”.Çmimi për veprat orkestrale-simofonike dhe koncertante iu dha kompozitores Dafina Zeqiri për veprën “Koncert për piano dhe orkestër”.

Çmimi për veprat kamertale iu nda kompozitorit Mendi Mengjiqi për veprën “String Quartet Nr. 4”. Çmimi për veprat korale iu nda kompozitorit Rafet Rudi për veprën “Deti i varreve të hapura” për kitarë dhe kor.

Lexo edhe:  Kosova, me pavijon të filmit në Tokio