Konfirmohet: Diplomati Hoyt Yee, ambasador i SHBA-së në Shkup

Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan, Hoyt Bryan Yee, do të jetë ambasador i ri i SHBA-së në Maqedoni, ka konfirmuar State Departament për Al –Jazeera.

Yee, i cili aktualisht mban postin e zëvendësndihmësit të Sekretarit Amerikan, do ta zëvendësojë ambasadorin aktual Jess Bailey, i cili shërben në Maqedoni që nga viti 2014.

Yee, nga 2010 deri më 2013, ka shërbyer si zëvendësshef i Misionit të SHBA-së në Zagreb.

Lexo edhe:  Afganistan: Dhjetëra ushtarë të vrarë e të plagosur nga sulmi taliban